KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi, sekuestrohet 8 ton kokainë
kolumbi, droge

Kolumbi, sekuestrohet 8 ton kokainë

Policia kolumbiane sekuestroi sasinë më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë në vend, 8 ton kokainë. Droga ishte fshehur në një plantacion bananesh në qytetin bregdetar Turbo, përgjatë kufirit me Panamanë. Lajmi u bë i ditur nga autoritet vendase, të cilat e klasifikojnë si sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë vitet e fundit. Droga, e cila kap vlerën e 240 milionë dollarëve nëse do të hidhej në treg, ishte fshehur nën tokë në një platacion me banane. Pas ngjarjes reagoi edhe presidenti kolumbian Juan Manuel Santos. Ai përgëzoi policinë për punën e saj dhe konfirmoi se bëhej fjalë për ngarkesën më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vend. Sipas policisë, droga i përkiste grupit kriminal të njohur me emrin Klan Usuga. 3 persona u arrestuan, ndërsa një i katërt është në arrati. Hetuesit thanë se 1,5 ton nga kokaina ishin ndarë në pako dhe ishin bërë gati për t’u transportuar jashtë vendit. Kolumbia prodhon rreth 442 ton kokainë në vit, sipas Kombeve të Bashkuara.