KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbia hap kufirin për 12 orë në Takira për banorët e Venezuelës
Kolumbia hap kufirin për 12 orë në Takira për banorët e Venezuelës
EPA/SCHNEYDER MENDOZA

Kolumbia hap kufirin për 12 orë në Takira për banorët e Venezuelës

Mijëra banorë të Venezuelës, vend i cili është goditur nga një krizë e madhe ekonomike dhe nga një mungesë e mallrave bazë të jetesës, kaluan të dielën kufirin për në vendin fqinj Kolumbi, për të blerë ilaçe dhe ushqime, pas hapjes së përkohshme të këtij kufiri. Megjithëse presidenti venezuelas Nikola Maduro kishte urdhëruar mbylljen e kufirit në Takira, me qëllim ndalimin e kontrabandës, governatori i Takiras e hapi kufirin për një periudhe 12 orëshe. Qeveria federale nuk dha detaje të mëtejshme për ngjarjen. Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Venezuelës tha për agjencinë e lajmeve Rojters, se nuk kishte informacion për këtë çështje. Mijëra venezuelas e kaluan natën jashtë mjediseve doganore të Takiras duke pritur  hapjen e kufirit. Disa prej tyre kishin udhëtuar me orë të tëra për të blerë ushqime, ilaçe dhe mallra bazë. “Jemi të uritur! Jemi në nevojë! Nuk ka treg ku të blejmë”, u shpreh një banore. “Nuk kemi ushqime, qumësht apo pelena për fëmijët! Do të doja që presidenti Maduro t’i shihte këto pamje! Nuk na pëlqen socializmi! Duam kapitalizëm! Pse duhet të poshtërohemi kaq shumë?”, u shpreh një shtetas tjetër. Gazetarët lokalë raportuan se rreth 15 mijë persona kaluan kufirin për në Kolumbi, ku blenë nëpër supermarkete mallrat bazë, që nuk gjenden më në Venezuelë për shkak të rënies së të ardhurave që vijnë nga shitja e naftës.