KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbianët refuzojnë marrëveshjen me FARC
huan manuel santos, kolumbia, jo marreveshjes, farc

Kolumbianët refuzojnë marrëveshjen me FARC

Votuesit në Kolumbi kanë refuzuar marrëveshjen historike për paqe me rebelët e FARC-ut. Rezultatet e referendumit tregojnë se 50 përqind e qytetarëve kanë votuar kundër. Marrëveshja është nënshkruar javën e kaluar nga presidenti Manuel Santos dhe lideri i FARC-ut, Timoleon Jimenez, pas gati katër vjetësh negociata. Por, për të hyrë në fuqi, është dashur të ratifikohet nga kolumbianët. Duke iu adresuar kombit, presidenti Santos tha se e pranon rezultatin, dhe se do të vazhdojë të punojë për arritjen e paqes. Edhe lideri i FARC-ut, i njohur si Timoçenko, tha se grupi mbetet i angazhuar për t’i dhënë fund luftës. Rreth 220,000 njerëz, shumica prej tyre civilë, janë vrarë qëkur rebelët e frymëzuar nga marksizmi kanë nisur luftën e tyre të armatosur në Kolumbi, më 1964-ën.