KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja, Hyka dhe Basha vlerësojnë Maqedoninë

Kombëtarja, Hyka dhe Basha vlerësojnë Maqedoninë

Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Maqedoninë dhe, për dy futbollistët e kombëtares, Jahmir Hykën dhe Migjen Bashën, fqinjët nuk do të jenë një kundërshtar i lehtë. Për Hykën e rikthyer me fanellën kuqezi, Maqedonia do të kënaqej edhe me barazimin në Shkodër, kur Basha ka theksuar se skuadra duhet t’i mbajë këmbët në tokë.

Takimi Shqipëri-Maqedoni, që do të luhet të hënën, më 5 shtator, në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45 .