KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Kombëtarja kuqezi nis stërvitjen në Perro Gire

Kombëtarja kuqezi nis stërvitjen në Perro Gire

Perro Gire është në festë. Banorët e qytezës së vogël ju kanë bërë një pritje të ngrohtë futbollistëve të kombëtares shqiptare, të cilët do të qëndrojnë atje deri në përfundim të ndeshjeve të “Euro 2016”. Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar një seancë të hapur stërvitore në kompleksin Iv Zhanu, për 250 tifozë shqiptarë  të cilët kanë shijuar një miqësore midis futbollistëve kuqezinj. Më herët është zhvilluar edhe konferenca e shtypit, ku protagonistë ishin futbollistët Frederik Veseli dhe Odise Roshi. 23-vjeçari që luan me Luganon shpreson se mundësinë për të treguar klasin e tij në këtë përfaqësim me kombëtaren. Ndërsa Odise Roshi mendon se Shqipëria nuk duhet të vuajë presionin se është skuadër që luan për herë të parë. Lajme të mira vijnë edhe nga Mavraj, Abrashi dhe portieri Berisha, të cilët pas disa dëmtimeve të lehta të pësuara një ditë më parë janë rikuperuar. Ata kanë zhvilluar stërvitje bashkë me grupin e futbollistëve.