KRYEFAQJA » LAJME » Kombetarja, nis përgatitjet për Lihtenshtejnin
kombetarja shqiptare e futbollit, lihtenshtejn, grumbullim, stervitje, ndeshje eleminatore

Kombetarja, nis përgatitjet për Lihtenshtejnin

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, të programuara në 6 dhe 9 tetor, të vlefshme për grupin G eliminator të botërorit Rusi 2018. Trajneri Xhani de Biazi ka shpallur të shtunën listën me emrat e 26 futbollistëve të grubulluar për këto dy sfida. Kuqezinjtë do të grumbullohen sot në Vaduz, kryeqytetin e Lihtenshtejnit, ku edhe do të luhet ndeshja më 6 tetor, me përfaqësuesen e këtij shteti. Për të shmangur orët e gjata të udhëtimit, për disa nga futbollistët, tanë është zgjedhur që grumbullimi të bëhet në Vaduz. Futbollistët nën drejtimin e De Biazit, do të zhvillojnë sot në mbërmje një seancë të lehtë stërvitore për t’u ambjentuar me kushtet e qendrës ku do të punojnë kuqezinjtë. Stadiumi “Rheinpark Stadium” ku do të luhet takimi mes Lihtenshtejnit dhe Shqipërisë në Vaduz ka një kapacitet prej 5873 vendesh. Fitoren e fundit kundërshtari ynë e ka në 13 tetor 2004 me Luksemburgun.