KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja rrezikon të luajë pa tifozë
Kombëtarja rrezikon të luajë pa tifozë

Kombëtarja rrezikon të luajë pa tifozë

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit rrezikon t’i luajë ndeshjet pa mbështetjen e tifozëve. Hedhja e fishekzjarreve dhe tymueseve në ndeshjet zyrtare që ka luajtur përfaqësuesja shqiptare, i ka detyruar komisionet e disiplinës së FIFA-s dhe UEFA-s që ta dënojnë FSHF-në me gjoba të konsiderueshme. Vetëm për ndeshjen me Maqedoninë e vlefshme për eleminatoret në grupin G të Botërorit Rusia 2018, FSHF u dënua nga FIFA me 50 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrreve nga ana e tifozëve. Për ndeshjen me Spanjën, FIFA ka hapur një çështje tjetër, për të cilën ende nuk është dhënë vendimi. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, paralajmërimet dhe masat disiplinore të dhëna nga orgnizmat ndërkombëtarë të futbollit kanë arritur limitin.
Për të mos rrezikuar deri aty sa kombëtarja të luajë në stadiume të boshatisura, zoti Shulku tha se do të zhvillojë bisedime me Policinë e Shtetit  si dhe me vetë grupimet e tifozerive, që ky fenomen të mos përsëritet. Sipas tij një ndeshje pa tifozë ndikon jo vetëm në aspektin ekonomik të FSHF-së, por edhe imazhin e Shqipërisë.