KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja shqiptare e futbollit, së shpejti miqësore me Katarin.
Kombëtarja shqiptare e futbollit, së shpejti miqësore me Katarin.

Kombëtarja shqiptare e futbollit, së shpejti miqësore me Katarin.

Tanimë është zyrtarizuar edhe kundërshtari i dytë dhe Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj. Në kuadrin e përgatitjeve për fazën finale të Evropianit “Francë 2016”, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i rradhës do të jetë Katari. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit, e cila sqaron se takimi do të luhet përsëri në Austri, më datë 29 maj 2016 dhe qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kap-fen-bergu. Kështu pra, pas miqësores me Austrinë vendase më 26 mars 2016, tri ditë më pas, kuqezinjtë do të përballen me përfaqësuesen e vendit organizator të Botërorit 2022. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë. Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje, pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare, në ditët në vazhdim.