KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja: Veseli dhe Cani për ndeshjen me Izraelin

Kombëtarja: Veseli dhe Cani për ndeshjen me Izraelin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Izraelin, e cila do të luhet të shtunën në 12 nëntor në Elbasan Arena. Në mesditën e së martës, kanë dalë në konferencë për shtyp mbrojtësi Frederik Veseli dhe sulmuesi Edgar Cani. Të dy lojtarët janë shprehur se ndeshja me Izraelin ka një rëndësi të veçantë pasi është një skuadër rivale e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Trajneri De Biazi ka në dispozicion tre ditë për të zhvilluar përgatitjet e duhura për përballjen e datës 12 nëntor kundër përfaqësueses izraelite, e vlefshme për ndeshjet eliminatore të grupit G në botëtorin “Rusi 2018”.