KRYEFAQJA » LAJME » Komisioner Hahn në Kosovë: Problemet e brendshme politike, nuk zgjidhen nga MSA
han

Komisioner Hahn në Kosovë: Problemet e brendshme politike, nuk zgjidhen nga MSA

MSA është moment historik për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kështu tha në Prishtinë, komisionerin evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. Ai tha se raportet mes BE-së dhe Kosovës janë intensifikuar. “MSA është një kontratë që lidh Kosovën me BE-në. Është shumë e rëndësishme që kemi ketë marrëveshje pasi krijon zhvillim ekonomik. Ne po lëvizim drejt zonave të lira tregtare. Brenda 5 viteve pas hyrjes në fuqi të MSA-së Shqipëri – Maqedoni, volumi tregtar është rritur dhe janë krijuar mijëra vende pune. MSA krijon një klimë biznesi për rritjen e investimeve. MSA është një kornizë në marrëdhëniet tona. Është koha t’i intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta sepse ofron mundësi të shkëlqyeshme të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Hahn.
Komisioneri evropian dha mesazh të qartë për institucionet e vendit e në veçanti për Qeverinë, që të punohet në forcimin e ligjit. Ai qartësoi se MSA nuk do të zgjidhë problemet e brendshme politike të shtetit, por implementimi i saj ka të bëjë direkt me Qeverinë, opozitën, dhe shoqërinë civile.
Hahn numëro pikat ku Kosova duhet të përparojë për të parë rezultatet e kërkuara.
“Përforcimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e fuqishme janë kyçe për implementimin e MSA-së, një gjyqësor i mirë dhe përkushtimi i luftimit te krimit. Do të thellojmë marrëdhëniet por ndryshimi nuk ndodh i vetëm. Implementimi i saj ka te beje jo vetëm me Qeverinë por dhe me shoqërinë civile pozitën opozitën. Marrëveshja nuk mund të rregullojë sfidat e brendshme politike të Kosovës. Kosova ka treguar aftësi në rezultatet e reformave. Ajo çka kemi nevoje tani për Kosovën, është që të fokusohet që te kemi progres. MSA do të marrë kohë dhe sfida e ardhshme është implementimi i saj”, ka thënë Hahn.