KRYEFAQJA » LAJME » Komisioneri evropian Johanes Hahn dhe raportuesja e Kosovës në PE, Lunaçek vizitojnë Kosovën

Komisioneri evropian Johanes Hahn dhe raportuesja e Kosovës në PE, Lunaçek vizitojnë Kosovën

Komisioneri europian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Han, nis sot një vizitë dy-ditore në Prishtinë, ku do të ndjekë konferencën që zhvillohet në kryeqytetin kosovar në lidhje me marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së. Në këtë konferencë diskutohen reformat ekonomike që duhet të ndërmarrë Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në BE, përmirësimin e infrastrukturës, të konkurrencës dhe aftësimin e kosovarëve në tregun e punës. Ndërkohë, Kosovën sot do ta vizitojë edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cila do të mbajë një konferencë për shtyp në Prishtinë.