KRYEFAQJA » LAJME » Komisioneri Hahn për reformën në Drejtësi: Referendum nëse dështon Parlamenti
hahn

Komisioneri Hahn për reformën në Drejtësi: Referendum nëse dështon Parlamenti

Bashkimi Evropian ka legalizuar atë që Knut Fleckenstein tha në Tiranë, se nëse reforma në drejtësi nuk do të marrë miratimin e parlamentit të enjten, atëhere ekziston mundësia që drafti të hidhet për miratim në referendum popullor. “Duam të dimë çfarë është rënë dakord me saktësi dje në takimn e tre drejtuesve të partive kryesore, që më pas të mbajmë qëndrimin tonë. Do të jetë qëndrim negativ nëse reforma nuk miratohet. Nëse nuk ka një vendim, ka mundësi të diskutohet për një referendum, sepse 90% e shqiptarëve janë pro kësaj reforme”, deklaroi komisioneri Hahn në mbledhjen e komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Sipas Hahn, dështimi i reformes do të jetë me pasoja për vendin dhe perspektiva evropiane e Shqipërisë, do të minohet. Ndërsa, eurodeputetja nga Sllovenia, Tanja Fajon pranoi se ishte “e shqetësuar” pasi siç tha, “kam informacione të ndryshme për reformën”. “Shpresoj që udhëheqësit politikë të marrin një vendim për Reformën në Drejtësi”, u tha kolegëve eurodeputetë zonja Fajon.