KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni Europian prezanton progresraportin për Shqipërinë
Komisioni Europian prezanton progresraportin për Shqipërinë

Komisioni Europian prezanton progresraportin për Shqipërinë

Komisioni Europian prezanton më 10 nëntor progresraportin për Shqipërinë. Hollësitë do të jepen nga Komisioneri Johanes Han në orën 09:00 në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
KE i ka vendosur Shqipërisë 5 kushte kryesore, ku prioritet është reforma në drejtësi. Nga burime të besueshme mësohet se Komisioni Europian pritet të vlerësojë se Shqipëria, në përgjithësi, ka shënuar “progres të qëndrueshëm” drejt përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe, të nevojshme për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe njeh “angazhimin në nivel të lartë” e “përpjekje sistematike” për kryerjen e reformave.
Pakoja e raporteve vjetore të Komisionit Evropian për kandiatët e ardhshëm për anëtarësim në organizatë këtë vit është përgatitur në një formë të re. Ajo do të paraqesë një pasqyrë më të qartë për përparimin e secilit shtet në procesin e integrimit evropian. Një nga risitë në raporte, do të jetë vlerësimi i vendeve sipas sistemin me nota, nga 1 në 5.
Prezantimi i progresraportit për Shqipërinë u shty disa herë. KE paralajmëroi se do ta bënte publik në fillim të tetorit, më pas përcaktoi si datë të dytë 24 tetorit, e me tej 5 nëntorit, që u shty për shkak të zgjedhjeve në Turqi. Më herët, KE tha argumentoi shtyrjen edhe me fluksin e refugjatëve dhe axhendën e ngjeshur të BE-së.