KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Komisioni hetimor për privatizimin e CEZ: Dëmi ekonomik 414 milion euro!

Komisioni hetimor për privatizimin e CEZ: Dëmi ekonomik 414 milion euro!

Komisioni parlamentar hetimor i ngritur për verifikimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit Shqiptar gjatë proçedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSHE) nga kompania çeke CEZ, ka mbyllur hetimet. Sipas kryetarit të këtij komisioni deputetit socialist Taulant Balla, vlerësohet se privatizimi i ka sjellë shtetit shqiptar një dëm prej 414 milionë eurosh. Zoti Balla tha se privatizimi është kryer pa inventarizim me qëllim uljen e qëllimshme të vlerës së aseteve .  Ai u shpreh “Për një proçes fiktiv me fitues të paracaktuar pa rregullsi dhe shkelje të shumta duke i sjellë atyre përfitime të padrejta e të pamerituara si dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut për shumën 414 milion euro” tha zoti Balla. Sipas tij përgjegjësit kryesor janë drejtues më të lartë të atyre viteve. “Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave: Sali Berisha ish-kryeminstër, Genci Ruli ish-ministër i ish ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë, Neritan Alibali ish-ministër në ish ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë, Eno Bozdo ish-zv.ministër në ish.ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë Tiranë” përmendi me emra zoti Balla.