KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i CEZ, Balla: Berisha do sillet me polici; Berisha: Je sharlatan!
Komisioni CEZ, Berisha përplaset me Ballën dhe braktis sallën

Komisioni i CEZ, Balla: Berisha do sillet me polici; Berisha: Je sharlatan!

Ish kryeministri demokrat Sali Berisha dhe deputeti socialist Taulant Balla, të njohur për polemikat e nxehta prej vitesh mes tyre në sallën e parlamentit shqiptar, kanë shkëmbyer të hënën replika në distancë. Shkak është bërë mosparaqitja e zotit Berisha në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së.
Zoti Balla ka publikuar kërkesën që sipas tij do ti dërgohej policisë shqiptare për shoqërimin me forcë të ish kreut të qeverisë. “Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit” tha deputeti Balla.
Por ndërkohe zyra e shtypit e ish ish-kryeministrit Berisha ka hedhur dritë mbi mungesën e tij në komisionin hetimor parlamentar. “Ju njoftojmë se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive”. Sipas njoftimit komisionit i është bërë e ditur kjo gjë nga deputeti demokrat Arben Ristani, në cilësinë edhe të nënkryetarit. Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës të këtij komisioni. Por njoftimi i zyrës së shtypit të ish kryeministrit ka polemizuar edhe me deklaratat e deputetit të PS Balla. Ai i ka cilësuar si “një sharlatanizëm të bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet”.