KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Disiplinës në FSHF, dënon Flamurtarin
flamurtari, -6pike, kategoria superiore, borxhe, paga, komisioni i disiplilnes

Komisioni i Disiplinës në FSHF, dënon Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka hequr 6 pikë nga renditja në Kategorinë Superiore ekipit vlonjat të Flamurtarit. Dënimi ka ardhur për shkak të borxheve që drejtuesit e klubit vlonjat kanë ndaj lojtarëve Arbri, Veliu dhe Sakaj, të cilëve nuk u janë dhënë pagat. Tashmë Flamurtari ndodhet në kuotën e 12 pikëve, çka do të thotë se do të zbresë në 6 pikë, në vend të parafundit, 1 pikë më tepër se Korabi i Dibrës. Komisioni i Disiplinës i ka dhënë 12 ditë kohë klubit për të shlyer detyrimet, ndryshe Flamuntari do të zbresë nga Superiorja.