KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Komisioni i ekonomisë për paketën fiskale
Komisioni i ekonomisë për paketën fiskale

Komisioni i ekonomisë për paketën fiskale

Projektligji për disa ndryshime në proçedurat tatimore ka nisur diskutimin në Komisioni e Ekonomisë në parlamentin shqiptar. Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh se ndryshimet kanë prekur në total 55 nene dhe synohet të te riorganizohet administrata tatimore dhe pavarësinë e strukturave të saj, riorganizimin e drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj. Një tjetër ndryshim që është bërë në këtë ligj, është edhe se tatimpaguesit do të kenë mundësinë të paguajnë më këste. Ndërsa i pyetur për rolin e kontrollit të institucionet të tatimeve tek kompanitë të naftës, Ahmetaj theksoi se është i gatshme të ndryshoje një gjë të tillë.  Pas mbarimit e komisionit duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Ahmetaj u shpreh se rritja e pagës minimale e paralajmëruar nga kryeministri Rama do të ketë efekt vetëm për punonjësit publik.