KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i jashtëm i parlamentit europian vlerëson reformat në Shqipëri.
"Çështja Prenga" preokupon Brukselin

Komisioni i jashtëm i parlamentit europian vlerëson reformat në Shqipëri.

Komisioni i jashtëm i parlamentit europian ka mbështetur raportin e përvitshëm të eurodeputetit Knut Flekenshtain, të paraqitur të martën pasdite. Duke e parë përparimin e Shqipërisë pozitiv, eurodeputetët vlerësuan veçanërisht punën për reformat, në të njëjtën kohë që kujtuan plotësimin e përparësive kyçe për të çelur negociatat e anëtarësimit. Dokumenti vjetor i hartuar nga Flekenshtain i qëndroi vlerësimeve që vlejnë për të propozuar një raport të Komisionit drejt një rekomandimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Fryma e diskutimeve që mbështeti në përgjithësi raportin, mbështeti po ashtu mbajtjen nën vëzhgim të një proçesi të mundshëm për çeljen e negociatave, të varur kryesisht nga reforma në drejtësi. Raporteri Flekenshtain ka hedhur poshtë pretendimet e eurodeputetit grek për Shqipërinë si një vend ku shkelen të drejtat e njeriut, apo ngrihen pretendime territoriale përkundrejt fqinjëve, duke shpresuar për një mbështetje me votë të gjërë për raportin e tij, referuar diskutimeve të tjera.