KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Ligjeve miraton “Kodin e ri Hekurudhor”
Komisioni i Ligjeve miraton "Kodin e ri Hekurudhor"

Komisioni i Ligjeve miraton “Kodin e ri Hekurudhor”

 

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka shqyrtuar dhe miratuar në parim Kodin e ri Hekurudhor.  Ky Kod synon përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian dhe liberalizimin e shërbimit në këtë sektor. Gjithashtu Kodi i ri do të mundësojë shfrytëzimin e linjave hekurudhore nga operatorë privatë por kundrajt tarifave të përcaktuara nga shteti. Kodi parashikon gjithashtu ngritjen e një Enti Rregullator për Hekurudhat dhe të një autoriteti, i cili do të merret me sigurinë.