KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Ligjeve për kreun e KQZ-së
Zgjedhjet parlamentare 2017, pritet lëvizje e numrit të mandateve

Komisioni i Ligjeve për kreun e KQZ-së

Komisioni i Ligjeve në parlamentin shqiptar, ka votuar të mërkurën, përzgjedhjen e katër kandidaturave që do të garojnë për postin e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kandidaturat që u votuan nga 12 anëtarët e pranishëm në mbledhjen e sotme janë: Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova dhe Lefterije Luzi Lleshi, kryetarja aktuale e KQZ. Prej këtyre katër kandidaturave, i takon grupit parlamentar demokrat që të përzgjedhë dy, të cilat do të shkojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes.