KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Reformës në Drejtësi, “Vettingu” miratohet pa opozitën
Miratohet Pr.ligji për “Vettingun”, PD nuk voton

Komisioni i Reformës në Drejtësi, “Vettingu” miratohet pa opozitën

Projektligji që do të kontrollojë pasuritë dhe figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua pa konsensus në komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi. Deputetët e Partisë Demokratike nuk e votuan projektligjin në tërësi, pasi drafti sipas tyre ka devijuar nga fryma e ndryshimeve kushtetuese të votuara në 22 korrik. Pas përfundimit të mbledhjes që zgjati rreth 5 orë, anëtarët e komisionit bënë deklarata të kunderta politike, nënkryetari demokrat i komisionit Bylykbashi tha se projektligji i votuar të martën është antikushtetues, ndërsa Zoti Majko tha se u pranuan të gjitha vërejtjet e ekspertëve ndërkombetarë dhe projektligji reflekton përcaktimet e reja në kushtetutë. Projektligji për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve tani është gati për t’iu dërguar deputetëve në seancë plenare, por opozita ka rezerva dhe paralajmeron kundërshtimin e tij me çdo mjet.
Projekligji i miratuar të martën vetëm me votat e PS dhe LSI është i pari nga shtatë projekligjet baze që rrjedhin prej ndryshimeve kushtetuese.