KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Venecias mbështet ligjin e pronave në Shqipëri
Komisioni i Venecias mbështet ligjin e pronave në Shqipëri

Komisioni i Venecias mbështet ligjin e pronave në Shqipëri

Komisioni i Venecias ka vlerësuar se ligji i përmbush kërkesat e proporcionalitetit, siç përcaktohet në Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut. Vlerësimi është dhënë pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për një opinion të ligjit të pronave i kundërshtuar nga shoqata e ish pronarë dhe opozita e djathtë. Sipas Komisionit te Venecias, ligji në përmbajtjen e tij vleresohet i drejtë dhe proporcional për kushtet e Shqipërisë pavarësisht se vlera e kompensimit është më e ulët nga realja.
“Në situatën specifike të Shqipërisë, mund të thuhet se një kornizë e re dhe efektive ligjore sigurohet nga ligji nr.133 e cila mund të çojë në një sasi më të ulët të kompensimit të paguar për ish-pronarët, por i përmbush kërkesat e proporcionalitetit përcaktuar në nenin 1 të Protokollit nr.1 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut. Në mënyrë të veçantë, duket e arsyeshme se Ligji i referohet kategorizimin kadastral të pronës në kohën e shpronësimit pa u konsideruar si një disproporcion ekstrem mes vlerës zyrtare kadastrale të tokës dhe kompensimit të paguar për ish-pronarëve.”
Megjithatë Komisioni i Venecias vlerëson se është detyrë e qeverisë shqiptare që ta zbatojë me efektivitet. “Megjithatë, nëse kompensimi për pronën e shpronësuar në Shqipëri i plotëson kërkesat e nenit 1, të protokollit të Koventa Europiane e të Drejtave të Njeriut do të varet nga zbatimi efektiv i ligjit dhe ekzekutimi i tij nga autoritetet kombëtare, është detyra e autoriteteve shqiptare të sigurojnë që qëllimi i ligjit të mos mbetet vetëm në teori. Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të Gjykatës Kushtetuese për çdo lloj ndihmë që mund të ketë nevojë në të ardhmen”
Vlerësimet e Komisionit të Venecias janë pritur mjaftë mirë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas tij Komisioni i Venecias mbështeti 100 përqind ligjin e miratuar për trajtimin e pronës, sipas tij me argumenta shteruese dhe te pakontestueshme. Ai vlerëson se konkluzionet duhet të ratifikohen nga Gjykata Kushtetuese dhe të mbyllen njëherë e mirë kundërshtimet për këtë ligj.