KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë
Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë

Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë

Ekspertët e nivelit të lartë të Komisionit të Venecias kanë nisur takimet në Tiranë. Sipas axhendës takimi i parë ka qenë me presidentin e republikës Bujar Nishani. Më pas takimet janë zhvendosur në Kuvendin e Shqipërise me kryetarin e komisionit të reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, nënkryetarin e djathtë Eduard Halimi, ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, për të vijuar pasdite me kryeministrin Edi Rama, ndërsa gjatë ditë së martë do të kenë takim edhe me kryeparlamentarin Meta.
Ekspertët e Komisionit të Venecias e planifikuan vizitën e tyre në Tiranë, pasi nga tryeza për reformën në drejtësi u paraqitën tre variante, të cilat duhet të konsiderohen si një ndërhyrje e vetme në kushtetutë, pasi të shprehet Komisioni. Ky i fundit e ka shpallur kohën kur do të japë opinionin e tij që është brenda muajit dhjetor.