KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Venecias publikon draftin final mbi Reformën në Drejtësi
Komisioni i Venecias mbështet ligjin e pronave në Shqipëri

Komisioni i Venecias publikon draftin final mbi Reformën në Drejtësi

Komisioni i Venecias publikoi draftin final mbi Reformën në Drejtësi, duke nënvizuar çështjet kyçe mbi të cilat politika duhet të kushtoje vëmendje. Në konkluzionet që mbyllin raportin prej 19 faqe, Komisioni i Venecias përshëndet autoritetet shqiptare dhe në veçanti ekspertët e pavaruar që punuan me komisionin e posaçëm për punën e bërë në përgatitjen e Reformës në Drejtësi. Komisioni i Venecias shpreh mirënjohje për dy partitë e mëdha PD e PS për kontributin përmes diskutimesh mbi amendamentet kushtetuese që u nevojiten.
Sipas Komisionit të Venecias drafti që tashmë ndodhet në tryezën e parlamentarëve shqiptarë është në koherencë të plotë me standartet europiane. Komisioni i Venecias shpreh besimin se drafti me amendamenetet përkatëse duhet të finalizohet pa vonesë me votimin në kuvend. Komisioni rekomandon vëmendje të veçantë nga ana e politikës shqiptare mbi mbi çështje kyçe.
Nëse palët politike nuk bien dakord mbi shumicën e cilësuar për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të larta të drejtësisë, duhet të shohin për një model që i garanton opozitës mosndërhyrje në procesin e përzgjedhjes se këtyre përfaqësuesve.
Draftamendamentet duhet të specifikojnë mënyrën e komunikimit të prokurorit të posaçëm me organizmat që lidhen me të. Reduktim të mandatit të të zgjedhurve në institucionet e larta të drejtësisë. Përfundimi i mandatit të tyre duhet të mundësojë integrim të menjëhershëm në sistemin e drejtësisë.
Komisioni i Venecias nënvizon se Reforma në Drejtësi nuk mund të ndërpritet në nivelin konstitucional. E gjithë paketa e implementimit të ligjeve është e nevojshme në mënyrë që të rregullohet mbarëvajtja e punës për institucionet më të larta të drejtësisë në vend, mënyrën e zgjedhjes se anëtarëve të tyre, thuhet ndër të tjera në dokumentin e publikuar nga Komisioni i Venecias mbi çështjen e Reformës në Drejtësi.