KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni për reformën në drejtësi pas orësh diskutimesh përmbyll me sukses kapitullin e dytë të reformës
Komisioni për reformën në drejtësi pas orësh diskutimesh përmbyll me sukses kapitullin e dytë të reformës

Komisioni për reformën në drejtësi pas orësh diskutimesh përmbyll me sukses kapitullin e dytë të reformës

Pas më se tre orë diskutimesh , komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi u mbyll me një hap domethënës për ecurinë e këtij procesi. U përmbyll kapitulli i dytë i reformes, ai dedikuar Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesi i mazhorancës në komision Pandeli Majko veçoi për rëndësinë, dakortësinë e gjetur mes palëve për çështjet teknike të neneve të diskutuara ndërsa mes mospajtimeve të karakterit politik mbetet e mprehtë ajo që lidhet me mënyrën e votimit.

Mosdakortësitë e karakterit politik u konfirmuan edhe nga deputeti demokrat në komision Oerd Bylykbashi , por një mirëkuptim për diskutimin e tyre duket se është gjetur.

Komisioni për reformën në drejtësi pritet të mblidhet sërish nesër me një axhendë të fokusuar tek gjykatat .