KRYEFAQJA » LAJME » Komisionit Evropian jep rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Komisionit Evropian miraton liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Komisionit Evropian jep rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Komisioni Evropian jep rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, bëri të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në një postim në rrjetin social Facebook. “Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi Çollaku në facebook. Ai shton se kjo është një tjetër ditë historike në procesin e integrimit evropian. “Nga sot po fillon të hapet horizonti evropian para kosovarëve. Ky vendim është rezultat dhe konfirmim i përmbushjes së suksesshme të kritereve të udhërrëfyesit, rezultat i punës së përbashkët të qeverisë, kuvendit dhe institucioneve të pavarura”. Ministri thekson se mbesim të përkushtuar që ta çojmë këtë proces deri në fund sa më shpejt. “Vendimi i Komisionit Evropian, vetëm e përforcon edhe më shumë bindjen time, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti. Prandaj, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë që ka një gjë e tillë për secilin nga ne, do të punojmë maksimalisht që kjo dite të vjen sa më shpejt. Por sot, të gjithë kemi arsye të ndihemi krenar dhe të gëzuar sepse izolimi ynë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës”, deklaroi Çollaku. (Marrë nga ATSH)