KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kompania ajrore “Lufthansa” në grevë
pilotet, greve, kompani ajrore, lufthansa, bllokohen fluturimet

Kompania ajrore “Lufthansa” në grevë

Kompania ajrore gjermane ‘Lufhansa’ është detyruar që të anulojë sot 876 fluturime, për shkak të grevës së pilotëve. Në këtë situatë rreth 100 mijë pasagjerë rrezikojnë të humbasin fluturimet e tyre, ndërkohë që kompania po interesohet për të gjetur rrugë alternative për tu mundësuar klientëve të saj mbërritjen në destinacion. Greva e pilotëve të ‘Lufthansës” është bërë problem që prej prillit të vitit 2014, për shkak të mosmarrëveshjes mes tyre dhe kompanisë për sa u përket pagave. Ndërkohë që kompania në rastin e mos gjetjes së asnjë rruge alternative është e detyruar të rimburosojë klientët me çmimin e biletave, çka do të shkaktonte humbje kolosale për gjigantët gjermanë të fluturimeve.