KRYEFAQJA » LAJME » Kompania turke fiton koncesionin për Rrugën e Kombit
Kompania turke fiton koncesionin për Rrugën e Kombit

Kompania turke fiton koncesionin për Rrugën e Kombit

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në ministrinë e transporteve ka shpallur kompaninë fituese e cila do të vijoje ndërtimin, operimin, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit e autostradës Milot-Morinë. Kompania fituese është turkja “Vendeka Bilgi”. Kjo kompani është përfaqësuesja e bashkimit të përkohshëm i 5 shoqërive turke. Koncensionari ka vlerën e 5.6 milion eurove dhe jepet për 30 vjet. Në këtë komision kishin paraqitur ofertat edhe dy kompani të tjera të cilat u skualifikuan. Për të shpallur fituesin ky komision ka shqyrtuar në bashkëpunim të ngushtë me IFC . Ministria e transporteve tentoi edhe vitin që shkoi të jepte mirëmbajtjen e rrugës së kombit tek privati, por komisioni i vlerësimit të ofertave financiare i asistuar nga Banka Botërore, konkludoi që ofertat e paraqitura në atë kohë binin ndesh me interesin publik, pasi kishin kosto të lartë.