KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Konçesioni i hekurudhës, PD: Të iki Leskaj!; Qeveria: Nuk ka lidhje!
Konçesioni i hekurudhës, PD: Të iki Leskaj!; Qeveria: Nuk ka lidhje!

Konçesioni i hekurudhës, PD: Të iki Leskaj!; Qeveria: Nuk ka lidhje!

Historia e konçesionit të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, vazhdon të sjelli përplasje dhe polemika mes opozitës dhe qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, në një dalje publike, ka deklaruar se dhënia me koncesion e hekurudhës Ballsh-Fier-Vlore është në kundërshtim me ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Sipas tij, koncesioni i dhënë djalit të deputetes Valentina Leksaj është i paligjshëm pasi neni 21 dhe neni 24 i këtij ligji nuk i lejon familjarët e zyrtarëve, ku përfshihen edhe deputetët, të lidhin kontratë apo nënkontratë me institucionet publike. Partia Demokratike ka depozituar me këtë rast në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.
Por qeveria e ka hedhur poshtë pretendimin e opozitës. Në një njoftim në transparenca.al, bëhet e ditur se pretendimi nuk qëndron, pasi deputetja Valentina Leskaj nuk ka asnjë lloj lidhje në vendimmarrjen e procesit së dhënies me koncesion të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë. Qeveria si dhe më parë përsërit se procedura konkurruese për koncesionin e rehabilitimit të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh; Fier-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor. Sipas qeverisë në të kanë pasur mundësi të marrin pjesë në garë të gjithë subjektet vendase apo të huaja, pasi kjo procedurë ka qenë e publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik për më tepër se 50 ditë.