KRYEFAQJA » LAJME » Konferenca e OSBE, Spanja e Serbia anulojnë pjesëmarrjen, shkak Kosova
osbe

Konferenca e OSBE, Spanja e Serbia anulojnë pjesëmarrjen, shkak Kosova

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi ekonomik përtej kufijve si ndihmë për të krijuar dhe ruajtur paqen, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin, mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të qetë e të sigurt. Kjo është arsyeja pse OSBE e kryesuar nga Gjermania, ka organizuar një konferencë biznesi, në të cilën po marrin pjesë të gjithë anëtarët e organizatës. Mes shteteve anëtare të OSBE-së, merr pjesë edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga disa biznese por nën organizimin e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Ka qenë pikërisht pjesëmarrja e Kosovës, e barabartë me të gjitha shtetet e tjera, shkak që Serbia dhe Spanja të anulojnë pjesëmarrjen. Kjo nuk është hera e parë që Serbia, në pamundësi që të pengojë Kosovën në këto takime ndërkombëtare anulon pjesëmarrjen.