KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Konferencë Kombëtare për risitë teknologjike në përpunimin e produkteve bujqesore
Konferencë Kombëtare për risitë teknologjike në përpunimin e produkteve bujqesore

Konferencë Kombëtare për risitë teknologjike në përpunimin e produkteve bujqesore

Risi teknologjike në përpunimin e produkteve bujqesore u bënë publike në një konferencë kombëtare në Tiranë të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Agrobisnesit Shqiptar, Universitetit Bujqësor ku merrnin pjesë edhe fermerë të interesuar nga i gjithë vendi.
Angelo Amato, organizator i konferencës, garantoi se makineritë e prezantuara ishin shumë cilësore. “ Makineritë e prezantuara të prodhuara nga kompanitë e pranishme, përmbushin të gjitha kërkesat në drejtim të cilësisë së produkteve, reduktimin e konsumit të ujit, energjisë dhe të uljes së kostos së prodhimit, si dhe reduktimin e ndikimit në mjedis dhe uljen e ndotjes” tha ai.
Një prej makinerive që tërhoqi vemendjen e të pranishmëve ishte ajo për përpunimin e qumështit. “Makineritë që do te vihen në dispozicion shërbejnë për fermat e vogla e të mesme, dhe ofrojnë cilësi të lartë përpunimi te produkteve vendase. Makineritë “CASARO”, për përpunimin e qumështit, funksionimi i të cilave bazohet në filozofinë “Të gjitha në një”, ofrojnë një rendiment mbi 65 përqind” tha përfaqësuesja Ivana Cerri.
Avner Galili, përfaqësues i kompanisë izraelite “JURAN”, prezantoi makinerinë bashkëkohore të përpunimit të shegës, e cila sipas tij është unikale në llojin e vet.
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, vuri ne dukje se së shpejti nis programi 2017-2020, ku do të financohen rreth 2500 projekte në të gjithë vendin me një fond që arrin në 96 milionë euro, prej të cilave 25 përqind janë të Qeverisë Shqiptare.