KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Konferencë në Vatikan për Nënë Terezën

Konferencë në Vatikan për Nënë Terezën

Brenda gjashtë muajsh u ktheva në punë dhe një muaj më pas kuptuam se gruaja ime Fernanda ishte shtatëzënë. Më pas në vitin 2012 ne ngjizëm një fëmijë të dytë. Mund të them se këta dy fëmijë janë pjesë e mrekullisë. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp në Vatikan Marsilio Hada Andrino, braziliani që u shërua nga infeksioni në tru pasi e shoqja iu lut Nënë Terezës në vitin 2008. Por Marcilio nuk ndihet i veçantë. Ai është thjesht një shembull i dashurisë dhe mëshirës së Zotit. “Zoti i plotmëshirshëm na shikon të gjithëve pa bërë dallime. Këtë herë isha unë, por nesër ndoshta do të jetë dikush tjetër. Nëna e mëshirshme kujdeset për këdo. Nuk ndihem i veçantë”, shton ai. “Doktori tha se nuk mund ta operonte dhe se mjekësia nuk funksiononte. Më pas doli nga dhoma. U ktheva në shtëpinë e nënës time dhe me gjithë forcën e shpirtit tim i kërkova Nënë Terezes ta sheronte, ose nëse vdekja e tij ishte vullneti i zotit, ta merrte atë përdore dhe ta çonte në shtëpinë e Zotit”, tregon bashkëshortja e Marcilions, Fernanda. Kur doktori ishte kthyer në dhomën e pacientit, e kishte gjetur Marcilion zgjuar, pa dhimbje dhe pa simptoma dhe pas gjashtëmuajsh gjithçka u kthye në normalitet. Marsilio është tashmë i shëndetshëm, dhe fakti që shërimi i tij iu njoh si mrekulli e bamirëses së madhe, të Lumtures Nënë Terezë, i hapi rrugë shenjtërimit të saj, që do të kanonizohet të dielën nga vetë Papa Françesku, në një ceremoni madhështore ku janë akredituar 600 gazetarë. 100 mijë bileta për pjesemarrje në ceremoni janë shitur tashmë, por pritet që numri të jetë më i madh.