KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Konfiskohen rreth 20 mijë uniforma me destinacion shtetin islamik
kapen 20 mije uniforma te destinuara per isis

Konfiskohen rreth 20 mijë uniforma me destinacion shtetin islamik

Rreth 20 mijë uniforma dhe pajisje të tjera të destinuara për të ashtuquajturin Shteti Islamik, janë kapur dhe konfiskuar gjatë një operacioni policor në Spanjë. Policia arrestoi gjatë bastisjes edhe 7 persona të cilët akuzohen për dhënien e mbështetjes financiare për grupet terroriste. Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi se uniformat ishin fshehur në kontejnerë anijesh dhe ishin deklaruar si ngarkesa rrobash te perdorura për të shmangur dyshimet. Dy kontejnerë janë ndaluar në portin e Valensias dhe një në atë të Algesiras. Po hetohet për të gjetur njerëz të tjerë të përfshire në rrugën që do të ndiqnin ngarkesat për shtetin islamik.