KRYEFAQJA » LAJME » Konfiskohet 7.2 kg Cannabis, ne pranga 28 vjeçari
eeee

Konfiskohet 7.2 kg Cannabis, ne pranga 28 vjeçari

Në sajë të operacionit antidrogë të koduar “Prita”, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 28 vjeçar nga Saranda, të cilit iu sekuestruan 7.5 kg Canabis Sattiva. Pas informacioneve të mara nga policia se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës, që shkon në fshatin Progonat. Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Citroen” me targa AA 861 JJ, ku drejtues mjeti ishte Nikolas Hamzai, i cili sëbashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.
Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë ndënjësve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qese dhe me natriban me peshë totale 7.5 kg. Lëndën narkotike 28 vjeçari po e transportonte në drejtim të Sarandës.
Një 52 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Beratit pasi në banesën e tij janë gjetur drogë, armë dhe municione. Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit Mynyr Nuhu, banues në fshatin Mjeshovë iu gjetën dhe sekuestruan: 7.5 kg lëndë narkotike marijuanë, 23 bimë narkotike Canabis Sattiva të mbjella në kubik,1 automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, 6 arka municioni me 4500 fishekë,1 krëhër automatik me 25 fishekë. Mynyr Nuhu akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Arrestimi tij u bë në kuadër të operacionit “Shpiragu”.