KRYEFAQJA » LAJME » Konflikt me armë në Laç, arrestohet deputeti socialist Prenga
Konflikt me armë në Laç, arrestohet deputeti socialist Prenga

Konflikt me armë në Laç, arrestohet deputeti socialist Prenga

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga është arrestuar mëngjesin e të shtunës nga policia. Sipas saj arrestimi i deputetit është kryer në kushtet e flagrancës. Prenga është përfshirë mbërmjen e të premtes në një konflikt për çështje prone duke pëdorur dhe armën. Ngjarja ka ndodhur përpara Komisariatit të Policisë së qytetit të Laçit. Bilanci ka qenë 7 persona të plagosur, katër në gjendje të rëndë, midis tyre dhe vëllai i deputetit. Policia ka ndaluar 34 persona.
Lajmi është komentuar menjëherë nga opozita. Kreu i saj Lulzim Basha nëpërmjet rrjetir social Fejsbuk e ka cilësuar lajmin tronditës. Ai akuzon deputetin Prenga se ka plagosur katër persona, ndërsa kryeministri Rama dhe ministri Tahiri, kanë vendosur shtetrrethim te vertete tek spitali dhe kanë nisur manipulimin e provave dhe dëshmitarëve që të mbulojnë ngjarjen. “Largimi i kriminelëve nga Kuvendi dhe Qeveria më urgjent se kurrë” shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha.
PS dhe qeveria ende nuk kanë reaguar për ngjarjen.
Opozita vazhdimisht e ka përfshirë emrin e deputetit Prenga, ndër emrat e deputetëve socialistë me të kaluar të inkriminuar dhe në konteksin e dekriminalizimit të parlamentit ka kërkuar largimin e tij. Prenga nga ana e tij i ka PD që të vërtetojë akuzat e bëra ose në të kundër “të ndalojë këtë fushatë shpifjesh” sipas tij.