KRYEFAQJA » LAJME » Konfliktet në rrjetet sociale. Psikologët: Kujdes me të dhënat personale
rrjete sociale

Konfliktet në rrjetet sociale. Psikologët: Kujdes me të dhënat personale

Rrjetet sociale janë bërë pjesë integrale e jetës, veçanerisht per te rinjtë. Kjo formë komunikimi që është përhapur gjerësisht mundëson prezencën e pakufizuar të gjithsecilit, shërben për të prezantuar veten e për të shkembyer informacione. Por në jo pak raste përmban edhe rreziqe. 4 muaj më parë, në Laç, një konflikt i nisur në facebook, degjeneroi deri në vrasjen e një të riu, ndërsa autori i krimit, një tjetër i ri përfundoi pas hekurave. Duket se në rrethet e gjimnazistëve janë të njohura konfliktet e lindura në rrjetet sociale, të cilat mund të zhvendosen edhe në jetën reale. Në disa raste këto konflikte zgjidhen përmes komunikimit, por nuk mungojnë as ato kur konfliktet shkojnë deri në përplasje fizike, apo edhe kallëzime në polici. Por, edhe pasi zgjidhen, ato lënë gjurmë tek të rinjtë. Ndërkohë edhe zyra e komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në bashkëpunim me drejtorinë arsimore ka zhvilluar një fushatë sensibilizuese në gjimnazet e Tiranës me temë “Privatësia dhe siguria e të dhënave gjatë përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë”.