KRYEFAQJA » LAJME » Konflikti i pronës, familja ngujohet në banesë

Konflikti i pronës, familja ngujohet në banesë

Një vendim gjykate i pretenduar si i padrejtë nga familja Sadiku ka çuar në ngujim brenda banesës së 9 familjarëve në rrugën “Fortuzi” me qëllim që të mos lejojnë përmbaruesit t‘ju marrë shtëpinë. Familja Sadiku pretendon se kjo është pronë e bashkisë dhe se i paguan qira asaj ndërsa familja Çali që pretendon pronësinë thotë se e ka fituar pronën në dy shkallë gjyqësore. Madje një prej familjarëve sadiku kërcënoi se do të vetëflijohej nëse do ti merret shtëpia.

Familja Sadiku përmend edhe emra gjykatësish që sipas saj kanë marrë vendimin e korruptuar.

Historia e tyre dhe problemi me pronën u bë i njohur paraditen e djeshme për publikun, ku tre anëtarë të kësaj familje protestuan para Kuvendit, teksa pritej miratimi i reformës për drejtësi.