KRYEFAQJA » LAJME » Konflikti me Beqjan, Paloka përjashtohet 5 ditë nga parlamenti
Konflikti me Beqjan, Paloka përjashtohet 5 ditë nga parlamenti

Konflikti me Beqjan, Paloka përjashtohet 5 ditë nga parlamenti

Kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka u përjashtua të hënën për pesë ditë nga parlamenti, pasi në seancën parlamentare të enjten e kaluar, përdori forcën ndaj ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja, ndërsa ky i fundit kish marrë fjalën në podium. Vendimi u mor nga Byroja parlamentare me shumcë votash, pas kërkesës të një grupi deputetësh të PS.
Nënkryetari i parlamentit deputeti i PD Edmond Spaho, e konsideroi vendimin e pritshëm, ndërsa shprehu shqetësimin se opozitës po i hiqet e drejta e fjalës. “Incidenti ishte i rrjedhojë e refuzimit të dhënies së fjalës së Berishës” tha zoti Spaho. Nga ana e tij deputeti socialist Taulant Balla tha se deputeti Paloka duhej dënuar me 10 ditë përjashtim pasi ka demonstruar vazhdimisht sjellje të tilla.
Përplasja ndodhi pasi ministri Beqja, po jepte spjegime rreth një afere përgjimi ndaj tij të publikuar nga media. Zoti Beqja është një nga anëtarët më të sulmuar të qeverisë Rama nga opozita. Ajo vazhdimisht e ka akuzuar për dështim të reformës në shëndetësi dhe afera korruptive, por akuzat janë hedhur poshtë nga ministri i shëndetësisë.