KRYEFAQJA » LAJME » Kongresi Amerikan meazh Metës, përshëndet Reformën në Drejtësi
Kongresi amerikan

Kongresi Amerikan meazh Metës, përshëndet Reformën në Drejtësi

Kryetari i kuvendit mori një mesazh nga kreu i komisionit të ligjeve dhe procedurave në Kongresin Amerikan, Piti Seshën për miratimin e reformës në drejtësi. Zyrtari i lartë Amerikan vlerëson kuvendin dhe popullin shqiptar për miratimin me unanimitet të Reformës në Drejtësi dhe , përshëndet përpjekjet e kryeparlamentarit Meta për të punuar me të gjitha palët në kuvend, përfshirë dhe opozitën, për përmbylljen me sukses të kësaj reforme historike. Gjithashtu kreu i komisionit të ligjeve dhe procedurave në kongresin amerikan, Piti Seshën thekson se, një sistem drejtësie i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur mbi një proces të pavarur dhe profesional Vetting-u, si dhe një sistem i ri i praktikave dhe procedurave të zbatimit të ligjit, janë një shenjë e angazhimit të Shqipërisë për reforma dhe stabilitet. Kryetari Sishën shprehet me tej se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e modeluar sipas standardeve të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA është edhe një moment krenarie personale, pasi babai i tij ka shërbyer si drejtor i FBI-së nën administratat e Presidentëve Regan dhe Bush i vjetri.