KRYEFAQJA » LAJME » Kongresi i Jashtëzakonshëm i UEFA-s: Sot zgjedhet presidenti
Kongresi i Jashtëzakonshëm i UEFA-s: Sot zgjedhet presidenti

Kongresi i Jashtëzakonshëm i UEFA-s: Sot zgjedhet presidenti

Presidenti i shtatë i UEFA-s do të zgjedhet sot në Kongresin e 12-të të Jashtëzakonshëm të UEFA-s punimet e të cilit mbahet Grand Resort Lagonissi Hotel në Athinë. Kandidatët janë slloveni Aleksander Čeferin dhe holandezi Michael van Praag. Dy kandidatët janë presidentë të federatave të futbollit në vendin e tyre.

Presidenti i ri do të jetë ndjekës i rrugës së Ebbe Schwartz (Danimarkë), Gustav Wiederkehr (Zvicër), Artemio Franchi (Itali), Jacques Georges (Francë), Lennart Johansson (Suedi) dhe Michel Platini (Francë), të cilët kanë kanë drejtuar UEFA-n që nga krijimi i saj në qershorin e vitit 1954.

Përveç presidentit, po në këtë Kongres do të votohet edhe për anëtaren e Këshillit të FIFA-s. E vetmja kandidate është Evelina Christillin nga Italia.

Aleksander Čeferin
Ka lindur në Lubjanë, Slloveni, me 13 tetor 1967. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Lubjanë, ka punuar në studion ligjore të familjes së tij dhe është specializuar në përfaqësimin e atletëve profesionistë dhe shoqërive sportive.

Ka hyrë zyrtarisht në botën e futbollit në vitin 2005 duke punuar si drejtues i KMN Svea Lesna Litija, një nga skuadrat sllovene me suks më të madh. Nga viti 2005, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i skuadrës jo profesioniste FC Ljubljana Laëyers, ka punuar edhe te NK Olimpia e Lubianës nga viti 2006 deri në vitin 2011.

Čeferin është i martuar dhe ka tre fëmijë, flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht dhe është zgjedhur president i Federatës Sllovene të Futbollit (NZS) në vitin 2011. Ai ka qënë edhe zëvendëspresident i dytë dhe i tretë i Komitetit Ligjor të UEFA-s nga viti 2011.

Michael van Praag
Ka lindur në Amsterdam, Holandë, me 28 shtator 1947. Iati, Jaap, ka qënë president i AFC Ajaks nga viti 1964 deri në vitin 1978 dhe ka fituar tre herë rresht Kupën e Kampioneve në 1971, 1972 dhe 1973.

Michael pra ka ndjekur gjurmët e të atit, duke u bërë president i Ajaksit nga viti 1989 deri në vitin 2003 dhe ka fituar Kupën UEFA në vitin 1992, Ligën e Kampioneve në vitin 1995 dhe Superkupën UEFA në vitin 1996. Në vitin 2008, pas vdekjes së Mathieu Sprengers bëhet president i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB). Në vitin 2009 është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ndërsa në vitin 2015 është bërë zevendëspresident i UEFA-s.

Van Praag është i martuar dhe ka një djalë. Ai ka qënë president i Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë si dhe president i Komitetit të Garave për Klube në UEFA, por edhe zëvendëspresident i Komitetit të Liçencimit për Klube dhe i Komitetit HatTrick.

Evelina Christillin
Ka lindur në Torino, Itali, me me 27 nëntor 1955. E diplomuar në histori, ka punuar për zyrën e shtypit të FIAT-it nga viti 1978 deri në vitin 1985, ku është marrë me ngjarjet sportive (gara makinash) dhe shtypin e huaj. Më pas u emërua docente e historisë moderne dhe historinë e sportit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Torinos.

Evelina ka qënë në kombëtaren italiane të skive alpin. Christillin ka marrë pjesë në 100-vjetorin e themelimit të FC Juventus, duke krijuar dhe mirëmbajtur ekspozitën dhe katalogun. Aktualisht është presidente e ENIT, Entit Kombëtar Italian të Turizmit.

Ajo ka qënë presidente e Komitetit Promovues të Torino 2006. Ajo ka qënë edhe zëvendëspresidente e TOROC, Komiteti Organizues i Lojërave Olimpike Dimërore të Torinos. Nga viti 2001 deri në vitin 2005, Christillin ka bërë pjesë në Këshillin e CONI-t, Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, dhe ka mbuluar role drejtimi të ngjashëm në projekte kulturore, tregtare dhe me përgjegjësi sociale.