KRYEFAQJA » LAJME » Kongresi i PS zgjedh AK, gjysma janë gra e vajza
Kongresi i PS zgjedh AK, gjysma janë gra e vajza

Kongresi i PS zgjedh AK, gjysma janë gra e vajza

Në ditën e dytë të tij, Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur Asamblenë e re Kombëtare. Nga 174 anëtarë të saj, gjysma janë gra dhe vajza. “Kjo tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste” tha me këtë rast sekretari i PS Blendi Klosi, duke e konsideruar si një sukses zgjedhjen e këtij forumi.
Sipas kritereve kandidaturat e propozuara për anëtarë të Asamblesë Kombëtare nuk duhet të kenë pasur probleme me ligjin apo organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë, nuk duhet të kishin statusin nëpunësit civil, 50 e kandidaturave të propozuara duhet të ishin gra dhe vajza, ndërsa 20 përqind të moshës deri në 30 vjeç. Për zotin Klosi bëhet fjalë “për transformimin rrënjësor dhe të thellë të kësaj force politike” dhe konfirmim se “Partia Socialiste është dhe do të mbetet, forca politike më demokratike në vend”.
Disa media on-line, të afërta me opozitën, shkruajnë me këtë rast se ka patur tentativa për futjen në Asamblenë e re Kombëtare të PS, të personave të inkriminuar, por ata janë larguar për shkak të presionit.