KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kongresi i Shteteve të Bashkuara përgatit një rezolutë për Ballkanin
Kongresi i Shteteve të Bashkuara përgatit një rezolutë për Ballkanin

Kongresi i Shteteve të Bashkuara përgatit një rezolutë për Ballkanin

Kongresi i Shteteve të Bashkuara, me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së paqes të Dejtonit dhe dhënies fund të luftës së përgjakshme në Bosnje e Hercegovinë, ka përgatitur një rezolutë të gjerë, në të cilën kërkohet nga presidenti Barak Obama emërimi i një përfaqesuesi të posaçëm për Ballkanin, detyra e të cilit do të jetë të vlerësojë zbatimin e marrëveshjes dhe efektet e saj. Kongresi kërkon që përfaqësuesi të emerohet brenda një viti dhe të dorëzojë raporte te autoritetet amerikane. Nismën për rezolutën e kanë paraqitur depuetët republikane. Nëse miratohet, dokumenti bëhet pjesë e politikës së jashtme të Kongresit amerikan. Në tekst mbështeten jo vetëm përpjekjet amerikane në Ballkan po edhe bashkëpunimi i ngushtë me BE-në për proçesin e integrimit euroatlantik të Bosnjes dhe rajonit.