KRYEFAQJA » LAJME » Kongresmeni Eliot Engel viziton Tiranën,takohet me Nishanin e Bashen

Kongresmeni Eliot Engel viziton Tiranën,takohet me Nishanin e Bashen

Në takimin me nënkryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel Presidenti Bujar Nishani tha se shqiptarët do të jenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale dhe në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare. “Shqipëria tha ai është e vendosur për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin , si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel global. Në takimin me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha , Engel u njoh me zhvillimet e fundit politike, të fokusuara tek reforma në drejtësi. Basha tha se Partia Demokratike do të vazhdoje të kontribuoje për plotësimin e kuadrit ligjorë ,i cili nuk duhet të shkelë sipas tij përcaktimet kushtetuese të miratuara me Konsensus në 22 korrik. Basha tha se tani sfidë për shqipërinë janë zgjedhjet e lira .Kryedemokrati shprehu shqetësim se shqipëria sipas tij është shndërruar në hambar kultivimi të lëndëve narkotike e cila mbrohet nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme . Këto para si edhe ato të korrupsionit qeveritar shprehu bindje Basha po përdoren në zgjedhjet e Dibrës dhe do të përdoren nga kjo mazhorancë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për këtë arsye tha Basha mazhoranca nuk ka vullnet të realizojë reformën zgjedhore.