KRYEFAQJA » LAJME » Konsensus i vështirë për drejtësinë
komisioni i posacem, prokurori, gjykates, reforma ne drejtesi,

Konsensus i vështirë për drejtësinë

Duket se do të jetë i vështirë konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës për një tjetër projerktligj të paketës së reformës në drejtësi. Të henën anëtarët e komisionit të posaçëm u ndanë sërish në qëndrime dhe kësaj here bëhet fjalë për mënyrën se si do të përzgjidhen anëtarët jo gjyqtarë në dy institucione të reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Mbledhja që nisi në oren 12 të mesditës së të hënës u la në mes nga anëtarët e opozitës. Ndërsa deputetët e shumicës në komision vijuan punën me projektligjin për organet e qeverisjes së gjyqësorit, një proçes që do të vijojë edhe gjatë të martës.
Në ndryshimet kushtetutese të votuara në 22 korrik është përcaktuar së Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i prokurorisë përbëhen nga 11 anetarë, 6 prej të cilëve do të jenë gjyqtarë ose prokurorë dhe 5 të tjerët do të vijnë nga rradhët e juristëve jo gjyqtarë.
Anetarët jogjyqtarë sipas kushtetutës së re zgjidhen dy nga radhët e avokatëve, dy nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, dhe një anëtar zgjidhet nga shoqëria civile.