KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Konservatorët francezë zgjedhin kandidatin e tyre për presidencialet e 2017
Konservatorët francezë zgjedhin kandidatin e tyre për presidencialet e 2017

Konservatorët francezë zgjedhin kandidatin e tyre për presidencialet e 2017

Konservatorët francezë zgjedhin kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes dy ish-kryeministrave me eksperiencë të madhe në qeverisje, por me pikëpamje të ndryshme mbi parandalimin e sulmeve të tjera terroriste në tokën franceze. Pretendentët në këto paraprake të konservatorëve, 62-vjeçari Fransua Fijo dhe 71-vjeçari Alan Zhupe, janë që të dy udhëheqës të profilit të lartë të Partisë Republikane të qendrës së djathtë. Fijo, i cili kërkon të fokusohet në luftimin e ekstremizmit islamik, gjykohet nga një shumicë njerëzish si pretendenti kryesor për t’u shpallur kandidat presidencial. Fituesi i këtyre paraprakeve pritet të përballet me udhëheqësen e ekstremistëve të djathtë të Frontit Nacional, Marine Le Pen, e cila po investohet në nxitjen e ndjenjave antiemigracion, antimyslimane dhe kundër parisë politike për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të prillit të ardhshëm. E nëse askush nga kandidatët nuk do të fitojë shumicën, atëherë do të ketë një balotazh një muaj më vonë. Fillon ka pësuar një rritje të fuqishme të popullaritetit gjatë javëve të fundit, pasi është përpjekur të promovojë vlerat e familjes tradicionale, ndërkohë që ka bërë të ditur se planifikon ta reduktojë emigracionin “drejt një minimumi”. Juppe, nga ana tjetër, bën thirrje për një vizion më paqësor të shoqërisë franceze, bazuar në respektimin e të drejtës së besimit dhe diversitetit etnik. Votuesit mund të hedhin votën e tyre në 10.228 qendra votimi të hapura që prej orës 8 të mëngjesit e që do të mbyllen më 19:00 të pasdites. Më shumë se 4.2 milionë persona votuan në raundin e parë, një pjesëmarrje që u konsiderua e lartë. Rezultatet e para priten natën e kësaj të diele.