KRYEFAQJA » LAJME » Konsullata e Shqipërisë në Bari, shërbime edhe për kosovarët
Konsullata e Shqipërisë në Bari, shërbime edhe për kosovarët

Konsullata e Shqipërisë në Bari, shërbime edhe për kosovarët

Shtetasve të Kosovës do t’u ofrohet shërbim konsullor pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Jashtme e Kosovës, e bënë këtë të ditur sot.  Procedura bëhet e mundur nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor. Ofrimi i shërbimeve konsullore bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmes Shqipërisë për në Kosovë. Praktika është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih.