KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kontroll për cilësinë e karburanteve
Sarandë, vrasje në një pikë karburantesh

Kontroll për cilësinë e karburanteve

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vijuar intensivisht inspektimet në të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse. Gjatë muajit maj, inspektorët kanë ushtruar kontrolle në të gjithë vendin, duke gjobitur 19 subjekte, të cilat rezultuan në shkelje të ligjit. Inspektoriati, parashikon të forcojë me tej kontrollet gjatë muajve të verës, ndërkohë që është i vendosur që të gjitha rastet flagrante me abuzimet në cilësi ti çojë drejt prokurorisë.
Kontrollet e Inspektoriati Shteteror Teknik dhe Industrial vijnë ndërsa janë rritur ndjeshëm ankesat e drejtuesve të makinave për cilësinë e karburanteve. Sipas tyre rritja e kërkesave në pikat e kolaudimit për të ulur ndotjen e ambientit, nuk ka marrë parasysh cilësinë e dobët të karburanteve në qarkullim. Më 1 korrik hyn në fuqi  aplikimi i direktivës të Komitetit Europian për gazrat e automjeteve i cili rrezikon daljen nga qarkullimi të shumë automjeteve.