KRYEFAQJA » LAJME » Kontrolle në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës
Kontrolle në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës

Kontrolle në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës

Agjencitë e kontrollit të brendshëm të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës kanë përmbyllur inspektimin e përbashkët disa javor për vlerësimin e efikasitetit të patrullimeve policore përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve. Rezultate të kontrollit kanë qenë edhe marrja e disa masave disiplinore për disa mangësi të konstatuara në radhtët e uniformave blu të të dy vendeve. Për zëvendës ministrin e  Brendshëm Stefan Çipa marrëveshja shërben për të përsosur punën e policive tona, në shërbim të rendit dhe sigurisë, jo vetëm të dy vendeve, por dhe në të gjithë rajonin. Pavarësisht kontrolleve të përbashkëta policore, Shqipëria dhe Kosova kanë lehtësuar ndjeshëm qarkullimin mes tyre, si të njerëzve dhe mallrave. Prej disa kohësh ato kanë inaguruar një korridor të përbashkët tranziti të mallrave. Ndërkaq dy administratat doganore, kanë mundësuar përdorimin e ndërsjelltë të sistemeve informatike, në mënyrë që procedura e tranzitit të kryhet vetëm një herë. Gjatë muajve të verës kontrollet janë reduktuar maksimalisht.