KRYEFAQJA » LAJME » Konventa e LGI Gjirokastër zgjedh kryetaren e re, Mirela Mamani
mirela mamani, lgi, gjirokaster, kryetare, levizja e gruas per integrim

Konventa e LGI Gjirokastër zgjedh kryetaren e re, Mirela Mamani

Lëvizja e Gruas për Integrim, ka zhvilluar punimet e konventës së saj në Gjirokastër, ku u zgjodh edhe kryetarja e re e degës Gjirokastër znj. Mirela Mamani.

“Duke përfaqësuar shtresat e mesme dhe shumicën e popullit shqiptar, LSI synon t`i çojë përpara vlerat, gjë që solli edhe vendimin për krijimin në fillim të herës të kësaj force politike”, theksoi deputetja Monika Kryemadhi.

Morën pjesë gjithashtu me fjalën e tyre, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha njëkohësisht Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, deputeti Vangjel Tavo, kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami e kreu i LSI për Gjirokastrën Krenar Kulla.

Duke vlerësuar rolin e gruas por edhe filozofinë e kësaj force politike, të pranishmit kanë shprehur bindjen se suksesi do të vijojë edhe në 2017.