KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Korçë, çelet “Festivali i Komedisë”
festivali i komedise, korce, 2016, edicioni i trete

Korçë, çelet “Festivali i Komedisë”

Është çelur në qytetin e Korçës edicioni i tretë i festivalit të komedisë. Këtë vit në festival marrin pjesë 9 trupa aktorësh nga qytete të ndryshme të vendit por edhe tri trupa nga Kosova e Maqedonia, duke i dhënë festivalit një dimension mbarëshqiptar. 8 prej trupave do të jenë në konkurim me njëra – tjetrën dhe njëra do te interpretojë një shfaqje jashtë konkurimit . 

Pjesmarrës dhe të ftuar në këtë festival ishin disa nga emrat më të njohur të artit skenik shqiptar. 

Festivali u çel me shfaqjen “Qiell i heshtur” e interpretuar nga trupa e teatrit të Metropolit. Një komedi romatike e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut në natën e parë të festivalit.